Kalo te përmbajtja
Reklamo Veturen

Informacion ligjor

Kushtet e përdorimit

Përditësuar më 5 nëntor 2026

Duke përdorur faqen Reklamo Veturen pranoni kushtet më poshtë. Ju lutemi lexojini me kujdes para se të blini ose të na dërgoni një veturë për reklamim.

1. Çka është Reklamo Veturen

Reklamo Veturen është platformë për reklamimin e veturave në shitje. Shpalljet i publikon ekipi ynë, në bazë të të dhënave dhe fotove që na i dërgojnë shitësit.

Ne nuk jemi shitës, blerës apo ndërmjetës në shitje. Marrëveshja dhe pagesa bëhen drejtpërdrejt mes blerësit dhe shitësit.

2. Shpalljet dhe saktësia e të dhënave

Shitësi është përgjegjës që të dhënat e veturës të jenë të sakta dhe të plota, përfshirë kilometrat, aksidentet, historikun e servisit, doganimin dhe regjistrimin.

Ne i kontrollojmë të dhënat bazë para publikimit, por nuk mund të garantojmë që çdo informatë është e saktë. Kemi të drejtë ta refuzojmë, ndryshojmë ose heqim çdo shpallje që duket e pasaktë, mashtruese ose në kundërshtim me ligjin.

3. Për shitësit

Kur na dërgoni një veturë për reklamim, konfirmoni që:

  • jeni pronar i veturës ose keni leje për ta shitur;
  • fotot janë të veturës suaj dhe keni të drejtë t'i përdorni;
  • numri i telefonit që na jepni mund të shfaqet publikisht në shpallje.

Mund të kërkoni ndryshimin ose heqjen e shpalljes në çdo kohë duke na shkruar në WhatsApp. Kur vetura shitet, ju lutemi na njoftoni që ta heqim.

4. Për blerësit

Para se të blini, ju këshillojmë:

  • shiheni veturën personalisht dhe bëni test-drive;
  • kontrolloni dokumentet dhe numrin e shasisë (VIN);
  • bëni kontroll teknik në një servis të besuar;
  • mos dërgoni para paraprakisht para se ta shihni veturën.

5. Kufizimi i përgjegjësisë

Faqja dhe përmbajtja ofrohen ashtu siç janë. Reklamo Veturen nuk mban përgjegjësi për gjendjen e veturave, për marrëveshjet mes blerësve dhe shitësve, apo për dëme që mund të rrjedhin nga një blerje.

Kalkulatori i kësteve jep vetëm një llogaritje orientuese. Kushtet e sakta të kredisë ose leasingut i përcakton banka ose kompania financiare.

6. Pronësia intelektuale

Logoja, dizajni dhe tekstet e faqes i përkasin Reklamo Veturen. Fotot e shpalljeve u përkasin shitësve ose autorëve të tyre.

Logot e markave të veturave u përkasin prodhuesve përkatës dhe përdoren vetëm për të identifikuar markën e veturës.

7. Ndryshimet e kushteve

Këto kushte mund t'i përditësojmë herë pas here. Data e përditësimit të fundit shfaqet në krye të faqes.

Doni ta postoni veturën tuaj?

Numrat tanë janë vetëm për postimin e veturave. Na shkruani në WhatsApp në +383 44 366 680 ose na telefononi në +383 45 551 446 ose në email reklamoveturen@gmail.com. Për një veturë në shitje, kontaktoni pronarin direkt te shpallja.